SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen 5D dhe dërgoi për gjykim 7 të akuzuarit, por Erion Veliaj që opozita e akuzon nuk është në dosje. Megjithatë Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen 5D, ku thuhet se, “i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”.
Ndërkohë, në këtë njoftim të SPAK theksohet se “është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve për sa i përket të dhënave dhe informacioneve të mbledhura gjatë hetimeve se mund të ekzistojnë edhe persona të tjerë funksionarë publikë që mundet të kenë pasur në zotërim të tërthortë shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k apo që mundet të kenë pasur interesa financiare, për persona të tjerë që mundet të jenë përdorur për marrjen e përfitimeve të parregullta”. Por kush janë ata? Këtë SPAK-u ende nuk e thotë, por thekson se hetimet vazhdojnë.
SPAK çon dosjen “5D” për gjykim, shpëton Veliaj, por veçohet hetim i ri