Zëdhënësja e NATO ka bërë thirrje për hetim të plotë për shkaqet e rrëzimit të avionit të Azerbajxhanit, ku humbën jetën 38 persona.
Me anë të një postimi në platformën X, zëdhënsja e NATO, Farah Dakhlala ka urur shërim të shpejtë për të lënduarit dhe ka kërkuar hetim të plotë.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe viktimat e fluturimit J28243. I urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, shkruan ajo.