Një shqiptar u arrestua pasi kishte grabitur një dyqan argjendarie në via Por Santa Maria Firence, pranë Ponte Vecchio dhe kishte marrë bizhuteri me vlerë 300 mijë euro.
Sipas policisë nga ora 10:30 ka hyrë tre persona me fyttyra plotësisht të mbuluara. Njëri nga ata ka dalë nga banaku dhe ka bllopkuar punonjësin dhe dy të tjerët kanë thyer xhamat duke marrë bizhuteritë dhe sendet me vlerë dhe më pas janë larguar.
Nga hetimet u vu re edhe prania e një bashkëpunëtori të katërt, të cilit grabistësit i kanë dorëzuar sendet e vjedhura pasi janë larguar.
Ndërkohë shqiptari akuzohet për vjedhje të rëndë në bashkëpunim me persona të tjerë të panjohur.