-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ju duhet të veproni”! Kurti: Strategjia e re e Serbisë kundër Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Serbia përdor propagandën dhe dezinformatat si armë të politikës së saj të jashtme që sipas tij, kanë synim që ta dëmtojnë Kosovën.

Në konferencën e shtatë të ambasadorëve, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kurti u kërkoi ambasadorëve të Kosovës që të jenë aktivë dhe proaktivë në luftimin e propagandës serbe, që sipas tij, mbështetet hapur nga Rusia.

“Përballë sulmeve sistematike, hibride, kinetike, terroriste të Serbisë, ajo vazhdimisht përdorë propagandën, dezinformatat si armë të politikës së saj të jashtme dhe pikërisht për këtë arsye puna juaj merr vlerë edhe peshë të shtuar.

Me mbështetje të hapur nga Rusia, ajo ka ngritur një rrjet narrativësh të rreme që synojnë të dëmtojnë shtetin tonë dhe tentojnë të pengojnë përparimin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, në betejën e narrativëve të rremë shpejtësia e reagimit dhe profesionalizmi janë armët kyçe.

“Ju duhet të veproni me vendosmëri dhe qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia apo elementet e saj, ne duhet ta kemi të gatshme të vërtetën tonë”, tha ai./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit