-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzimi i avionit, presidenti i Azerbajxhanit: Moska të pranojë përgjegjësinë

Kryesoret

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka akuzuar Rusinë se po tenton të fshehë shkakun e rrëzimit vdekjeprurës të avionit gjatë kësaj jave ku humbën jetën 38 persona. Ai i bën thirrje Moskës që ta pranojë përgjegjësinë.

Aliyev tha se avioni gabimisht u rrëzua teksa po i afrohej Groznit, duke shtuar se sistemi GPS i avionit ishte prekur nga ndërhyrjet me pajisje elektronike.

“Avioni ynë u godit aksidentalisht”, tha Aliyev për televizionin shtetëror më 29 dhjetor. “Prandaj, pranimi i fajësisë, kërkim-falja e menjëhershme ndaj Azerbajxhanit, që konsiderohet shtet miqësor, dhe informimi i publikut për këtë ngjarje, që të gjitha këto masa dhe hapa do të duhej të ndërmerreshin”.

“Fatkeqësisht, në tre ditët e para ne nuk dëgjuam asgjë nga Rusia përpos disa teorive absurde”, shtoi Aliyev, duke cituar deklaratat në Rusi se avioni ishte rrëzuar për shkak të goditjes nga zogj apo për shkak të një shpërthimi të një cilindri gazi në avion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit