-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti mirëpret vizitorët e parë pa viza nga Bosnja në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot delegacionin e qytetarëve boshnjakë dhe shqiptarë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët udhëtuan për herë të parë pa viza në Kosovë, si rezultat i marrëveshjes që u arrit në Samitin e Berlinit. Ky udhëtim është një moment historik, pasi shënon fillimin e mundësisë për qytetarët e Bosnjës dhe Kosovës që të udhëtojnë lirisht mes dy vendeve.

Në këtë udhëtim, 30 qytetarë udhëtuan me letërnjoftim dhe shprehen emocionet e tyre, duke e cilësuar këtë ditë si një ngjarje të veçantë, pasi për shumë prej tyre ishte hera e parë që vizitonin Kosovën. Kurti theksoi se ky është vetëm fillimi i mundësive për shkëmbime shkencore, kulturore, sportive dhe familjare, dhe se shpresohet që të ketë gjithashtu lehtësira për qytetarët kosovarë në drejtim të Bosnjës në të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit