-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Momenti kur shpërthejnë fishekzjarret në Prizren, disa banesa marrin flakë

Kryesoret

Prizreni u trondit natën e ndërrimit të viteve, pasi aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike në një pikë shitje. Fatkeqësisht një person ka marrë lëndime të rënda trupore.

Deklarata e plotë e policisë për shpërthimin:
Policia në Prizren dt. 31.12.2024 rreth orës 21:33 ka pranuar një informatë se në rrugën “Ahmet PRISHTINA” në Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar të rrugës.

Dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pike shitjeje, deri më tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjencë. Gjendja e tij është me lendime të rënda sipas informates është dërguar për në QKUK- Prishtinë.

Si dhe deme materiale të shumta në objekte dhe automjete të parkuara në atë pjesë, janë informuar njësitet patrulluse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë veprimet ligjore në lidhje me këtë rast.

Po ashtu në vendngjarje për kanë dalë edhe njesiti i zjarrfikesve të cilet kanë arritur ta shuajnë zjarrin si dhe Inspektori i tregut i cili poashtu është në vendngjarje, edhe teknika kriminalistike ka dalë në vendin e ngjarjes me hetuesin kujdestar. Duhet cekur se për momentin situata është nënkontrollin policor dhe janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Shpërthim i fuqishëm fishekzjarresh në Prizren

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit