-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Premtimet për 2025, rritje rrogash dhe mbështetje për pensionistët

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një mesazh urimi për vitin e ri 2025 dhe ka paraqitur disa prej premtimeve të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka premtuar rritjen e rrogës minimale deri në 500 euro, rrogën mesatare prej 1200 euro, dhe vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për çdo shqiptar. Për pensionistët, ai ka propozur Karta e Konsumatorit, që do të mundësojë kthimin e TVSH-së për blerjet e tyre. Berisha gjithashtu ka premtuar të mbështesë shqiptarët me çmime të ulta të energjisë dhe naftës.

VIDEO-MESAZHI

Një vit plotë shpresë për të gjithë ju! sb

Mirëdita!

Të dashur qytetarë dhe qytetare, po nis komunikimin me ju sot me një urim, përsëri të përzemërt për Vitin e Ri 2025, por edhe me zotimin tim solemn para jush, se ky vit do të jetë një vit shprese për mbarë ju.

Do vendosim minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar. Rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Do vendoset Karta e Konsumatorit, me të cilët pensionistët do marrin TVSH-në e blerjeve dhe që është e barabartë me 3 PENSIONE NË VIT.

Do të proporcionojmë me rrogat dhe pensionet çmimin e energjisë dhe ujin, dhe ju kurrë nuk do të blini më naftën me çmim që lëviz më shumë se 10%, me çmimin që blihet në Maqedoni dhe Kosovë.

Një vit të bardhë, plot shpresë për të gjithë ju!

Faleminderit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit