Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Drejtuesi i mjetit tip Peugeot ka bërë manovër të gabuar dhe ka deklaruar në polici se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur.
Si pasojë ka humbur jetën 24-vjeçarja shqiptare me pasaportë greke, pasagjere në mjetin Peugeot.
Dy të rinjtë jetonin në Selanik dhe kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.
Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë pasi do të jenë ata që do të bëjnë këqyrjen për arsye se është me pasaportë greke.
Ndërkohë hetimet ende vijojnë nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.