Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, ku një 34-vjeçar ka përplasur me makinë një punonjës policie jashtë shërbimit, 64-vjeçarin me iniciale M.K.
Policia ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale R.M., pasi përplasi policin.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.