-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në Sarandë me dy të plagosur, Policia pezullon inspektorin

Kryesoret

Një konflikt i dhunshëm ka shpërthyer në fshatin Gjashtë të Sarandës pas mesnate, i cili përfshiu mbi 10 persona, duke shkaktuar dy të plagosur.

Ndërkohë, një video që qarkulloi në rrjetet sociale ka nxjerrë në pah një efektiv policie që mbante armën gjatë përleshjes, duke çuar në pezullimin e tij nga detyra.

Policia ka nisur hetimet dhe po kontrollon pamjet për të identifikuar të gjithë të përfshirët.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit