Qyteti i Fierit, Durrësit, Sarandës dhe Lushnjës ndodhen pa energji elektrike dhe ende nuk dihet arsyeja.
Në qytetin e Fierit ka mbetur në ajër një nga lodrat pas energjisë elektrike, por fatmirësisht në të nuk ka njerëz.
Burime nga OSSH Fier bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes lidhet me një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kV. Ndërkohë grupet ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.