Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e 34 vjetorit të lindjes së gazetës së parë demokratike në vend, Rilindja Demokratike.
Berisha u shpreh se Rilinda Demokratike është produkt i pasionit, talentit, energjisë, por edhe guximit të një grupi gazetarësh, intelektualësh të cilët mirëpritën vendimin e Partisë Demokratike për të patur gazetarën e opozitës, gazetën e saj.
“Në të vërtetë ajo padyshim që u shpall si organ i PD, por ishte organ i mendimit të lirë, ishte organ i mendimi intelektuat, ishte organ i mendimit universal në funksion, në shërbim të të gjitha fushave të cilat vinin në atë periudhë, të censuruara, të kontrolluara.
Ndaj dhe unë para jush dua të ju shpreh mirënjohjen më të thellë, atyre gazetarëve të cilët me përkushtimin e tyre bënë të mundur daljen e numrit të parë të saj, në të vërtetë numrit të saj magjik, për Tiranën dhe Shqipërinë.
Atyre intelektualëve të cilët me pasion të madh, me një etje të pashuar bënë gjithçka tu paraqesin të vërtetat sociale, historike, ekonomike, kulturore qytetarëve shqiptarë.
Rilinda ishte pra një frymëzim.
Mitro nuk është faji i saj, nëqoftëse frymëzimi u shterrua tek ‘x’ apo ‘y’. Kështu që merr këtu një përgjigje edhe rrallimi i atyre që kanë kontribuar në këtë gazetarë.”, tha Berisha.