-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: Të mos lejojmë nënvlerësimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol

Kryesoret

Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme para ligjvënësve demokratë në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se nuk duhet të lejojmë nënvlerësimin e sulmit të 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.

Biden tha se 6 janari është dita kur sipas kushtetutës, Kongresi çdo katër vjet po certifikon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe nuk mund të merret më si e mirëqenë që gjithçka do të shkojë qetë.

“Shpresoj që të mos e marrim më kurrë si të mirëqenë. Para katër vjetësh, më 6 janar, Kapitoli u sulmua nga një turmë e dhunshme. Nëse vini në zyrën ovale përpara se të largohem, do t’ju tregoj dhomën ngjitur në të cilën ish-presidenti, për tre orë e gjysmë po shihte çfarë po ndodhte në televizor. Demokracia jonë u vu vërtet në sprovë, por fatmirësisht, ajo mbijetoi. Arsyeja kryesore është guximi i policisë së Kapitolit dhe të njerëzve që qëndruan me ne. Mos i harroni kurrë”, tha Biden.

Gjithashtu ai tha që mos lejohet që historia e sulmit të 6 janarit të ndodhi të “rishkruhej apo të fshihej”.

“Tani është detyra juaj të thoni të vërtetën, të mbani në mend atë që ndodhi dhe të mos lejoni që 6 janari të rishkruhet dhe as të fshihet. Duhet nderuar Kushtetutën, jo vetëm në ditët më të jashtëzakonshme dhe gjashtë janari është një nga ditët më të vështira të historisë amerikane, por çdo ditë. Tani, katër vjet më vonë, po largohem nga posti i presidentit dhe jam i vendosur të bëj gjithçka në fuqinë time për të respektuar transferimin paqësor të pushtetit”, tha Biden.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit