-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Brenda 100 ditëve të para në qeveri do të ul çmimin e naftës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u zotua se me ardhjen në pushtet taksat e naftës do të përgjysmohen. Berisha u shpreh se çmimi i naftës në Shqipëri është ndër më të lartët në botë. Dhe kjo sipas tij, ndodh për dy arsye.

Sipas kryedemokratit, taksat e larta që shkojnë mbi 1.13 Euro dhe kontrabanda e naftës e lejuar nga qeveria ndikojnë në çmimin e lartë të naftës. Berisha tha se nafta do të jetë pjesë e paketës së 100 ditëve të Partisë Demokratike me ardhjen në pushtet.

“Dy janë faktorët më madhorë. Unë kam bërë një analizë që i duhet PD për të bazuar alternativën e saj sepse kjo do marrë fund 100 ditët e para të qeverisjes së saj. Ky qëndrim hyn në paketën 100-ditëshe.

Kjo tabelë tregon se Shqipëria është në krye, jo të gjitha taksat i tregon kjo kollonë, por tregon se është 0.60 për litër në Shqipëri dhe është vetëm 0.26 euro për litër në Maqedoninë e Veriut.

Janë pra në Shqipëri 3 herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut. Janë dy herë më të larta se në Bosnje, janë dy herë më të larta se në Kosovë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit