Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në Lushnjë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Makina ka përfunduar në kanal dhe si pasojë janë lënduar 2 personat, babë e bir.
Ata janë dërguar në spital për ndihme mjekësore dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e aksidentit.