-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha pret në takim Thomas Kunze: PD do të mbetet forca politike më pro-perëndimore

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në seli Thomas Kunze drejtuesin e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer pranë Partisë Demokristiane gjermane.

Berisha thekson se i ka shprehur mirënjohje Kunzes për ndihmesën e madhe, për kontributin shumë të vyer që KAS dhe CDU Gjermane kanë ofruar ndër vite në forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike dhe dy vëndeve tona, në drejtim të promovimit të vlerave demokratike, integrimit Europian dhe standarteve të llogaridhënies politike.

“PD do të mbetet forca politike më pro-perëndimore dhe më aktive në promovimin e përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë, duke nxitur bashkëpunime intensive me parti simotra me fokus përafrimin e programit qeverisës me strategjitë zhvillimore europiane, edukimin politik të brezit të ri, zbatimin e teknologjive dhe praktikave innovative elektorale, luftën kundër korrupsionit dhe të transparencës qeverisëse etj.

Zgjedhjet e 11 majit e gjejnë PD më të hapur, më të bashkuar dhe më të fortë së kurrë!”, thotë Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit