Mediat greke shkruajnë se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas ndodhet i shtruar për të pestën ditë në gjendje të rëndë në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit “Evangjelizëm” në Athinë.
95-vjeçari po përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe gjendja e tij, sipas njoftimit të fundit mjekësor të dhënë të dielën, klasifikohet si kritike.
Hierarku 95-vjeçar mbërriti me një aeroplan transporti të Forcave Ajrore të premten e kaluar në Athinë. Avioni u nis nga Tirana dhe u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës. Nga aty, me ambulancë, Kryepeshkopi i Shqipërisë u dërgua në spitalin “Evangelismos”.
Që prej datës 30 dhjetor, Kryepeshkopi ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës me virus. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Gjendja e tij është cilësuar si kritike prej ditësh.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas u vizitua në spitalin “Evangelismos” nga kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Ieronymos, për t’i uruar shërim të shpejtë, ndërsa në ditët e mëparshme e vizitoi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Kryepeshkopi, i njohur për punën e tij shumëvjeçare në Shqipëri dhe kontributin e tij në dialogun ndërfetar, ka fituar vlerësim dhe respekt si në arenën kishtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.