Një 41-vjeçar u arrestua në Malësi të Madhe pasi akuzohet për kultivimin të bimëve narkotike. 41-vjeçari Martin Vasile (Leka) ishte në kërkim që në gusht të vitit 2023.
Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Policët në 9 tetor të vitit 2023 në fshatin Goraj, Kastriot kanë konstatuar një makinë që po transportonte 480 bimë të dyshuara cannabis të prera. 41-vjeçari sapo ka parë policët ka braktisur makinën dhe është larguar me shpejtësi.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.