Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale u është përgjigjur disa komentuesve lidhur me vendimin për uljen e çmimit të energjisë. Rama shprehet se nuk e kanë rritur çmimin e energjisë.
“E para njëherë ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin 9.5 lekë që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se çmimi që gjetën, prej 13.5 lekësh.
E dyta, cmimi që jo vetëm nuk është ulur në të gjithë botën, por është rritur pas agresionit. Kjo e jona është ulja e vetmja në Europë për familjarët të paktën që nga familjarët.
Kush thotë që është ulje elektorale, duhet të më gjejë një veprim të kësaj natyre, për vota, kundër logjikës ekonomike të vendit. Nuk ka, mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur.
Mos harroni diçka tjetër, kur nuk e kam bërë këto më parë, kur kisha dikë në prehër, do t’i bëj tani në prag të zgjedhjeve ku do të marrim fitoren e dhjetë radhazi. Do të ketë notën 10 për nga thellësia e rezultatit.2, shprehet Rama.