-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden i jep Ukrainës edhe 500 milionë $ në ditët e fundit si President

Kryesoret

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi sot homologët e tij botërorë, pjesë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, për një takim të fundit të këtij grupi nën patronazhin e tij.

Gjatë kësaj vizite në bazën ushtarake amerikane Ramstein në Gjermani, administrata e Presidentit Biden njoftoi për paketën e fundit të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani për një takim të fundit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, një grup që ai e filloi në këtë bazë ushtarake për të bashkërenduar ndihmën ndërkombëtare ushtarake për ukrainasit vetëm disa javë pas sulmit të Rusisë.

“Nëse Putini gllabëron Ukrainën, oreksi i tij vetëm sa do të shtohet”, deklaroi Sekretari Austin. “Nëse autokratët arrijnë në përfundimin se demokracitë do ta humbasin durimin, që do të heqin dorë nga interesat e tyre dhe t’i harrojnë parimet, do të shohim uzurpim më të shpeshtë të territoreve.

Nëse tiranët e kuptojnë që agresioni shpërblehet, kjo do të sjellë më shumë agresion, kaos dhe luftë”. Presidenti ukrainas Zelensky i bën thirrje administratës së re amerikane të mos ndalë ndihmën për Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit