Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të ndryshojë oraret e dy takimeve në fazën 1/8 të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja Tirana-Bylys do të luhet me datë 14 janar në orën 13:00 në stadiumin e Vlorës. Ndërsa ndeshja Dinamo-Erzeni do të zhvillohet me datë 15 janar në orën 13:30.
Ndërkohë ndeshjet etjera janë në të njëjtin orar dhe datë. Në datë 14 janar: Laçi-Kukësi në orën 13:00.
Në datë 15 janar: Egnatia-Kastrioti në orën 13:00, Dinamo City-Erzeni 13:30, Teuta-AFElbasani 17:00, Vllaznia-Besa 17:00, Partizani-Apolonia 17:00, Skënderbeu-Vora 17:00.