Mbrëmjen e sotme një 23-vjeçar është plagosur me thikë në një berberane në lagjen nr.2 në qytetin e Pogradecit pranë zonës Rr.Rinia.
S.Syzo është shpallur në kërkim pasi ka goditur me thikë 23-vjeçarin N.Agolli teksa po qethej tek berberi.
23-vjeçari u dërgua në spitalin e Pogradecit me me dëmtime në kokë, krahë dhe njërën dorë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Ndërsa autori është larguar me makinë dhe policia është ende duke e kërkuar.