-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agim Nesho në “5 pyetjet”: Vështirësi për zgjedhje të lira, diaspora kërkon ndryshim

Kryesoret

Agim Nesho, i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, diskutoi mbi sfidat që has zgjedhjet në Shqipëri dhe ndikimin e diasporës.

Ai theksoi vështirësitë për të pasur zgjedhje të lira, duke u ndalur te fakti që, pa një sistem të garantuar, edhe vota e diasporës mund të manipulohet.

Së pari, është e vështirë të ketë zgjedhje të lira. Vërtet diaspora bën mirë që do votojë. Është pjesë e larguar nga Shqipëria në mënyrë artificiale. Janë pjesë të zgjidhjes në Shqipëri. Njerëzit këtu po ndeshen me varfëri, pamundësi të përballojnë jetesën.”

Ai vijoi duke shpjeguar situatën e diasporës dhe ndikimin që ka kryeministri në procesin zgjedhor.

“Nuk mendoj se do futej diaspora nëse vetë kryeministri nuk do të ishte i garantuar plotësisht që vota e diasporës nuk do të ndryshonte atë votimin. Pse? Sepse e provuam para faktit me ndërmjetësinë e fuqive të mëdha si SHBA, Britania, Bashkimi Evropian, që bënë një sistem zgjedhor. Doli se mund ta merrte opozita po të bënte koalicion parazgjedhor dhe e prishi. Gjeti disa njerëz të komprometuar dhe në momentin e fundit, jashtë vullnetit të tyre, e prishi. E shikoj si temë tepër komplekse, por duhet të themi që është shumë pozitive. Diaspora kërkon ndryshim, edhe në atë takim që ka bërë te Adriatiku, që kishte entuziazëm,” përfundoi Agim Nesho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit