Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian në një intervistë për median amerikane NBC News ka hehdur poshtë pretendimet për vrasjen e Donald Trump.
Ai tha se “Ne nuk kemi tentuar kurrë dhe nuk do ta bënim kurrë”.
Vitin e kaluar gjatë zgjedhjeve në SHBA, Donald Truump deklaroi se Irani mund të ketë tentuar që ta vrasë atë. Trump u shpëtoi dy tentativave për vrasje, një në shtator ndërsa po luante golf në fushën e tij në West Palm Beach, Florida, dhe një tjetër gjatë një mitingu të korrikut në Butler, Pennsylvania.
Ndërkohë hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë për përfshirjen iraniane.