Detaje të reja kanë dal nga vrasja e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar. Sipas policisë, Xhelal Meta kishte plagë në pjesën e pasme të kokës dhe është goditur me sende të forta. Ndërkohë policia ka shoqëruar 20 persona banorë të zonës ku po pyeten nëse kanë dijeni për ngjarjen.
Sipas tyre, njëri nga fqinjët e kishte parë të moshuarin të pajetë pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij. Ndërsa familjarët e tij kanë thënë se nuk kanë dijeni se 81-vjeçari të ketë pasur konflikt kohët e fundit.