36-vjeçari Vasil Kamberi ka humbur jetën pasi është qëlluar me çifte në një pyll në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Ai u qëllua nga kushëriri i tij 34-vjeçar Flaur Kamberi.
Dyshohet se kjo ka ndadhur në mënyrë aksidentale. 36-vjeçari ka humbur jetën gjatë trasnportimit me helikopter për në spital.
Ndërsa 34-vjeçari është shoqëruar për në komisariat dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
U qëllua me çifte nga një i afërm, humb jetën 36-vjeçari në Bulqizë