Kryeministri Edi Rama në rrjetin social në facebook ka publikuar pamje nga takimet e djeshme në Abu Dhabi. Ditën e djeshme u nënshkrua edhe marrëveshja mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara për lidhjen nënujrore enegjetike me Italinë.
Rama shprehet se kjo marrëveshje do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit.
“Mirëmëngjesi dhe me FotoALBUMIN e ditës së djeshme në Abu Dhabi, ku u nënshkrua një marrëveshje strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë, si edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, e cila ndër të tjera do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.