Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Bulqizë ku u vra me armë gjahu aksidentalisht 35-vjeçari Vasil Kamberi. I arrestuar është kushëriri i tij Flamur Kamberi 34 vjeç. Ngjarja ndodhi në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël. Policia nis procedimin penal dhe për 3 të tjerë.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Flamur Kamberi sëbashku me Vasil Kamberi (viktima, dhe A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht Flamur Kamberi ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të Vasil Kamberi ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë” njofton policia.