-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arritja e armëpushimit, Hamasi liron tre pengje izraelite

Kryesoret

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Gaza. Menjëherë pas marrëveshjes së armëpushimit mes palëve, tre persona të mbajtur peng nga Hamasi u janë dorëzuar zyrtarëve të Kryqit të Kuq për tu kthyer në Izrael.

Ato janë 24-vjeçarja Romy Gonen, e cila u rrëmbye nga festivali muzikor Supernova më 7 tetor 2023, 31-vjeçarja Doron Stanbar Hair, e cili po punonte si infermiere në një klinikë veterinare kur personat e armatosur e çuan në Gaza nga shtëpia e saj në Kibbutz Kfar Aza, dhe 28-vjeçarja Emily Damari, e cila është britaniko-izraelite. Ajo në shtëpinë e saj në Kibbutz Kfar Aza kur Hamasi ndërhyri dhe e mori peng.

“Tri gra pengje iu dorëzuan zyrtarisht Kryqit të Kuq në sheshin Al-Saraya në lagjen Al-Rimal në qytetin perëndimor të Gazës. Kjo ndodhi pasi një anëtar i ekipit të Kryqit të Kuq u takua me ta dhe u siguroi mirëqenien e tyre”, tha për AFP një zyrtar i lartë i Hamasit.

Sipas BBC, pritet që dhe 90 të burgosur palestinezë të lirohen nga burgjet izraelite në këmbim të tre grave të liruara sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit