Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot SPAK-un se sipas tij ka mbyllur dosjen e Olsi Ramës. Megjithatë, si tha se “ajo është e hapur, Olsi Rama do të bjerë brenda me këtë dosje”. Sipas tij në këtë dosje, të Xibrakës ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Nga dera e SPAK-ut nuk la pa sulmuar direkt edhe kreun e institucionit, Altin Dumani. “Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju?
Asgjë nuk po bëni. Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë. Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”, theksoi ai.