Në shërbimin në Kishën St Joh’s morën pjesë disa figuar kyçe në orbitën e Donald trump, si dhe CEO me ndikim të tekonologjisë dhe ish kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson. Zutenbergu i kompanisë Meta, Jeff Bezos dhe Leuren Sanchez i Amazon, si dhe Johnson janë ulur në të njëjtin rresht.
Ceremonia e inaugurimit do të jetë një ngjarje në një rreth më të ngushtë për shkak të motit të ftohtë, me rreth 600 pjesëmarrës që do të jenë dëshmitarë të ndryshimit të pushtetit brenda Kapitolit.
Parakalimi tradicional i inaugurimit përgjatë rrugës Pensilvania nga Kapitoli në Shtëpinë e Bardhë është anuluar gjithashtu për shkak të motit.
Trump pas betimit do të shfaqet më pak se tre kilometra larg Kapitolit në një pallat sporti dhe koncertesh me kapacitet prej 20,000 personash.