-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri mes vajzave në Tiranë, policia jep detajet

Kryesoret

Ditën e djeshme dy vajza janë zënë me njëra-tjetrën në Tiranë dhe si pasojë njëra nga ata është plagosur me thikë. Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Në orën 02:34 të mëngjesit, 22-vjeçarja Esma Verlaku dhe 24-vjeçarja Xhemile Verlaku janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa vajza të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, dy vajzat që janë motra dyshohet se kanë shkuar në banesën e Kasandra Canit dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, Kasandra Cani dyshohet se ka goditur me mjet prerës Esma Verlakun e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Kasandra Cani është vënë në pranga për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Si dhe nisi procedimin në gjendje të lirë për Xhemile Verlakun, 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Ndërsa materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sherr mes dy vajzave në Tiranë, njëra plagoset dhe tjetra arrestohet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit