Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixha shprehet se blegtoria në Shqipëri po zhduket, fermat po mbyllen dhe fshatrat po shpopullohen.
Xhixho thotë se dështimi i poltikave bujqësore dhe braktisja e fermerëve nga shteti kanë çuar blegtorinë në kufijtë e mbijetesës. Ajo liston prioritet për 4 milionë shqiptarët që e kanë bujqësinë dhe blegtorinë një nga shtyllat kryesore.
“PL do të mbështesë bujqësinë në një vlerë rreth 30 miliardë lekë çdo vit.
Do të realizohet subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh Do të nxitet zhvillimi i blegtorisë, duke shtuar 4 fish numrin e krerëve e shpendëve për konsum të brendshëm dhe për eksport.
TVSH 0% për ushqimin e bagëtive dhe shpendëve të mishit, si soja, vaji i sojës, etj.
Pagesa të drejtpërdrejta për çdo kokë lope nga 80 euro në 200 euro.
Pagesa të drejtpërdrejta për çdo krerë dele dhe dhi nga 12 euro në 40 euro.
Duke mbajtur parasysh madhësinë mesatare të fermës blegtorale shqiptare, kufiri i financimit me 200 euro për krerë lopë, ulet nga 10 aktuali, në 3 dhe nga 100 aktuali, në 30 për tufat e të imtave (dele dhe dhi)
Mbështetje me pagesa direkte për çdo kafshë të lindur me 5 euro edhe çdo kafshë të therur në masën 5 euro për të imtat edhe 15 euro për gjedhin.”, thotë Xhixho.