Kreu i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara, në një dalje për mediat komentoi ngjarjen e ndodhur pasditen e këtij 14 prilli në kryeqytet, ku një zjarr masiv shkrumboi totalisht kopleksin “Arlis”, pranë QSUT në Tiranë.
Sipas tij ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga zjarri, teksa njoftoi se në ndihmë të zjarrfikësve të Tiranës kanë ardhur edhe nga Vora, Kamza dhe të ushtrisë.
“Jemi angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitete që kemi për lokalizimin e flakëve. Tashmë e kemi në kontroll kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit që të mos përhapet. Mbi 50 zjarrfikës nga Tirana, Vora, Kamza, zjarrfikësit e ushtrisë i kemi këtu. Ne kemi marrë lajmërimin për një zjarr në 16:02 dhe unë kam komunikuar me drejtorin e policisë dhe të emergjencave dhe po punojmë intensivisht. Nuk mund të flasim sa apartamente janë shkrumbuar, po ka përfshirë të gjithë seksionin nga verilindja nga kati i parë deri në të fundit”, tha Cara.
Shefi i zjarrfikësve: U angazhuam masivisht me policinë, zjarri përfshiu gjithë pallatin!









