-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi publikon raportet e KLSH: SPAK i ka mbyllur sytë, i duhet opozita para gjyqeve popullore

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në rrjetin social në facebook ka publikuar në raport të KLSH pas inspektimit në bashkinë Shkodër në 2017.

Boçi shprehet se në këtë raport KLSH e gjen me shkelje drejtorin e ujësjellësit të bashkiës dhe Bardh Spahia e shkarkoi nga puna. Ai thotë që SPAK ka dijeni por ka mbyllur sytë sepse i duhet opozita para gjyqeve popullore.

“Këtu është një raport i KLSH pas inspektimit në Bashkinë Shkodër në 2017.

KLSH e gjen me shkelje Mark Mollën drejtorin e ujësjellësit të Bashkisë.

Bardh Spahia e shkarkoi njëherazi duke konsideruar dhe këtë raport.

SPAKU i partisë a ka dijeni?!

Sigurisht që po!

Por ka mbyllur sytë, sepse i duhet opozita para gjyqeve popullore.

Dhe hajde e bërtisni ju opinonbërës partiakë që Drejtësia është e pavarur!

Jo vetëm që nuk është, por me dëshirë dhe vullnet është shndërruar në kobure politike në duart e Ramës.

Ka dalë në fushatë!

Nuk heton krimin zgjedhor në Shkodër e Benetin e KESH, të dalë ashiqare i korruptuar por merret me shkarkimin e një personi të kapur me shkelje flagrante”, shkruan Boçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit