-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra në Dobraç/ Detaje të reja mbi krimin e rëndë me 4 viktima

Kryesoret

Më 30 tetor 2024, në Dobraç të Shkodrës, ndodhi një masakër e rëndë që mori jetën e katër personave. Fillimisht, ngjarja u raportua si një aksident rrugor, por më vonë u zbulua se ishte një atentat i shumëfishtë. Dy shënjestra të atentatit, Arlind Bushati dhe Hamza Lici, po udhëtonin në një automjet Mercedes Benz me targa kroate, kur ata u qëlluan me armë zjarri. Lici humbi jetën menjëherë në vend, ndërsa Bushati vdiq më vonë në spital.

Përveç dy personave të shënjestruar, në vendngjarje u përfshinë edhe dy qytetarë të tjerë. Bashkim Basha, që udhëtonte me motor, humbi jetën disa ditë më pas pas përplasjes me automjetin e lënduar. Bashkëshortja e tij, Flutura Basha, vdiq në vendngjarje.

Dinamika e ngjarjes tregon se atentati shkaktoi humbjen e kontrollit të makinës, e cila u përplas me motorin ku udhëtonte çifti Basha. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e motiveve dhe autorëve të këtij krimi të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit