Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët më 19 janar, është gjetur i vetëvarur në një pemë pranë Liqenit të Farkës.
Policia ka njoftuar se nga hetimet e para nuk janë gjetur shenja dhune, dhe grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.