-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë në shkollën në Amerikë, 2 viktima dhe 1 i plagosur

Kryesoret

Ditën e djeshme një sulm me armë ka ndodhur në shkollën e mesme Antioch në South Nashville. Nga sulmi dy studentë adoleshentë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Sulmuesi një 17-vjeçar ka qëlluar dy studentë në kafenenë pranë shkollës rreth orës 11:09 para se të vriste veten.

Njëra nga viktimat u dërgua menjëherë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, por më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Guvernatori i Tennessee-t, Bill Lee, shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se po lutej për viktimat, familjet e tyre dhe komunitetin e shkollës.

Ndërsa senatori Jeff Yarbro nga Nashville bëri thirrje që legjislatura të fillojë të merret me problemet e sigurisë për të mbajtur fëmijët të sigurt në shkolla. Ai theksoi se “fëmijët e shkollave të mesme duhet të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë pa frikë dhe pa rrezik për jetën e tyre.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit