Tronditet Tirana. Një person është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës. Viktima është Lulzim Visha. 48-vjeçari banues në Kamëz është gjetur i vdekur brenda makinës rreth orës 07:40 në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.
Sipas policisë dyshimet e para janë se është vrarë me armë zjarri. Ende nuk dihet asgjë për të shkuarën e viktimës dhe pistat e mundshme.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.