Policia ka gjetur një automjet të djegur tip “Porsche” në fshatin Zgafnor, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Lulzim Vishës.
Brenda automjetit u gjet një armë e dyshuar si arma e krimit, ndërsa targat e makinës janë të vjedhura që në prill 2023 në Kamëz.
Grupi hetimor vijon punën intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.