Pirro Dhima në një prononcim për mediat greke për vdekjen e Janullatosit nuk i mbajti dot lotët, shkruan gazeta Protothema.
“Një humbje e madhe për helenizmin e Vorio Epirit dhe Shqipërisë” tha Dhima, pas medias greke. “Ai bëri një punë të madhe, ishte pranë të pafuqishmëve, njerëzve në nevojë”, vazhdoi ai.
“Ishte bashkues. Ai ka qenë gjithmonë pranë nesh (s.s.s. në helenizmin e Vorio Epirit), ka ndihmuar shkollat tona, spitalet tona, njerëzit tanë.
Mbaj mend që pas çdo olimpiade më dërgonte një “urim” me shkrim dore”, tha Pirros Dimas, duke iu referuar marrëdhënies së tij personale me të ndjerin.
“Ai ishte njeriu ynë, kështu na kishte të gjithëve, ishte gjithmonë pranë nesh. Sapo hapa sytë, ishte gjëja e parë që dëgjova, është e vështirë. Ishim shumë me fat që e patëm”, përfundoi ai.