Ylli 23-vjeçar i Beshiktashit Ernest Muçi është në radarët e disa klubeve europiane, nga Italia, në Gjermani e Spanjë.
West Hami u hodh në sulm për ta transferuar. Janarin e kaluar, Beshiktashi e bleu për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës dhe mund ta shesë për një ofertë të mirë.
Klubi i Premier Ligës e ka vendosur sulmuesin në agjendën e përforcimeve. Në këtë sezon me Beshiktashin, Muçi ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë dy asist në 23 ndeshje.