Britania e Madhe ka marrë masa të reja për të frenuar blerjen e thikave nga të rinjtë. Autoritetet shpallën se do të detyrojnë shitësit të zbatojnë kontrolle më të rrepta për verifikimin e moshës, pas një ngjarjeje tragjike ku një adoleshent vrau tre vajza të reja në një ngjarje të organizuar nga Taylor Swift.
Ky sulm me thikë i Axel Rudakubana në korrik të vitit të kaluar ka nxitur një hetim publik për shkaktarët që çuan në këtë tragjedi, përfshirë dështimin e institucioneve shtetërore.
Ndërkohë, Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, e quajti të turpshëm faktin që Rudakubana, në moshën 17 vjeçare, arriti të blinte një thikë online, duke theksuar nevojën për rregulla më të qarta dhe më të forta për kontrollin e moshës në blerjen e armëve të ftohta.