Këngëtarja Selena Gomez shpërtheu në lot teksa fliste për dëbimin e meksikanëve në një video në Instagram Story.
Aktorja qau teksa reagonte ndaj kërcënimit të Presidentit Donald Trump për dëbime masive të të gjithë emigrantëve pa dokumente, e cila ka ndezur frikën e ndarjeve familjare.
“Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët, nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, do të doja të mund të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të provoj gjithçka, të premtoj”, tha ajo.
Gjatë fjalimit të saj në vitin 2020, Gomez reflektoi për familjen e saj që vinte në Amerikë nga Meksika dhe kishte vënë ‘në lëvizje’ ‘historinë e saj amerikane si dhe të tyren’.
“Unë jam një amerikano-meksikane krenare, e gjeneratës së tretë, dhe udhëtimet e familjes sime dhe sakrifica e tyre më ndihmuan të arrija këtu ku jam sot”, tha ajo me krenari.