Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Latitant”, duke arrestuar 32-vjeçarin Erjon Meshi, alias Arjon Mema, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve italiane. Ai akuzohet për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal, lidhur me veprimtarinë e paligjshme në Itali.
Gjykata e Trentos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Meshin, dhe tani po punohet për ekstradimin e tij në Itali, ku do të përballet me akuzat.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Roma, duke pasur si qëllim kapjen dhe dorëzimin e individëve të shpallur në kërkim.