Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka ndërruar jetën ditën e shtunë pasi ishte i shtruar në spital në Athinë. Me datë 3 janar ai u dërgua drejt Athinës pasi gjendja e tij ishte kritike.
Ndërsa ditën e sotme ka mbërritur në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas, ku qindra besimtarë e kanë pritur me lule.
Homazhet në nderim të Janullatos do të zgjasin dy ditë. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11.00.
Në nderim të Anastasit u shpallën 5 ditë zie kishtare. Ndërsa në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u zgjodh mitropoliti i Korçës, Imzot Joani.
Homazhe për kryepeshkopin Janullatos, ja kush janë pjesëmarrësit