Egnatia ka njoftuar largimin e sulmuesit Joel. 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, ishte pjesë e rrogozhinasve nga viti 2022. Ai kishte humbur vendin e titullarit tek Egnatia dhe palët zgjodhën ndarjen, si rrugën më të mirë.
Teuta prezantoi afrimin e mesfushorit Xhoele Macolli. Pogradecari u largua nga Bylis dhe do të vazhdojë karrierën në Durrës.