Ditën e sotme një 32-vjeçar u arrestua në Lezhë pasi akuzohet për veprimtari kriminale.
Gjatë kontrollit fizik, në makinë dhe në banesë 32-vjeçarit me iniciale E.L., policia i gjeti doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.
32-vjeçari i përgatiste dhe më pas i shiste në doza. Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.