Një 64-vjeçar shqiptar, i kërkuar që prej vitit 2015, u arrestua në stacionin e trenit të Brenner gjatë një kontrolli rutinë.
Ai po përpiqej të arratisej drejt Gjermanisë me tren, por u kap nga Policia Hekurudhore. Shqiptari ishte dënuar nga Gjykata e Firences dhe ishte dëbuar për të vuajtur një dënim burgimi, por kishte tentuar të kthehej në Itali për të shmangur dënimin e mbetur.
Ai pritet të vuajë rreth 2 vite burg për dënimin që i mbeti pas.